Cookies

Rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale në faqjet e internetit

 

RREGULLAT E MBROJTJES SË PRIVATËSISË

 

Detyrimet tona
Chromos-Svjetlost sh.p.k. i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së privatësisë Suaj. Chromos-Svjetlost sh.p.k. e ka zbatuar plotësisht rregulloren General Data Protection Regulation (GDPR), të ligjit të Bashkimit Evropian. Ju lutemi lexoni rregullat e mbrojtjes së privatësisë për të ditur se si mbledhim, përpunojmë dhe ruajmë të dhënat që na keni dhënë duke përdorur formën "na kontaktoni" në faqen e internetit. Ne mbledhim lloje të ndryshme të të dhënave, duke përfshirë të dhëna që ju identifikon si individ (informacion personal). Një shpjegim më i detajuar është dhënë më poshtë.

Çfarë të dhëna mbledh Chromos-Svjetlost sh.p.k.?
Kur përdorni faqen tonë të internetit, ne mund të mbledhim të dhëna që keni vendosur ti ndani me ne. Për shembull, në formën "Na Kontaktoni", ju keni ndarë të dhëna me ne. Gjithashtu mund të mbledhim të dhëna për pajisjen tuaj të qasjes dhe adresën IP përmes së cilës ju keni hyrë në faqen e internetit. Për më shumë informacion rreth këtij seksioni, shihni seksionin e shënuar të mëposhtëm "Cookies dhe teknologji të tjera përcjellëse". Kur përdorni formularet e mësipërme, ne mbledhim informacion direkt nga ju, si emri Juaj, adresa e postës elektronike, adresa e shtëpisë dhe numri i telefonit me qëllim të ofrimit të shërbimit të kërkuar nga Ju.

Si i përdorim të dhënat?
Kur ndani të dhënat Tuaja me ne, mund të përdorim informacionin që marrim për t'iu përgjigjur pyetjeve Suaja në kohën e duhur, prsh, me produkte dhe shërbime të caktuara ose duke  përdorur formën "na kontaktoni". Ne gjithashtu përdorim të dhëna për administrimin dhe përmirësimin e faqes së internetit, si dhe për analizimin e faqes së internetit me qëllim të monitorimit të marketingut ose popullaritetit të disa pjesëve përbërëse të faqes. Kur përdorni shërbimet tona, ne mund të përdorim të dhënat Tuaja:

  • Vendosja e komunikimit të kërkuar për qëllimin e pyetjes Suaj për një prodhim të caktuar. Për shembull, kur dërgoni një pyetje nëpërmjet formës së kontaktit, Chromos-Svjetlost sh.p.k. mbledh të dhënat personale të marra për vazhdimin e komunikimit për qëllime të bashkëpunimit tregtar
  • Që t`ju kontaktojmë dhe t'u përgjigjemi në regjistrimit tuaj në formularin "na kontaktoni"
  • Kur një përdorues viziton faqen tonë ueb dhe klikon në një faqe të caktuar, mbledhim të dhëna anonime për praninë në nën-faqet e veçanta brenda faqes sonë të internetit (mjete të Google Analytics)
     

Bashkëpunimi me palët e treta

 

Ne nuk huazojmë ose shesim të dhënat Tuaja personale tek një palë e tretë. Ne nuk e ndajmë asnjë informacion personal të përdoruesve tanë me asnjë palë të tretë.

Punonjësit tanë nuk kanë të drejtë të përdorin të dhënat personale të mbledhura për qëllime të bashkëpunimit të përdoruesit dhe Chromos-Svjetlost sh.p.k.

Edhe pse nuk ka gjasa, në rast se marrim një urdhër të gjykatës nga organi kompetent legjislativ, Chromos-Svjetlost sh.p.k. do jet e detyruar ti dorëzoj të dhënat e kërkuara. Chromos-Svjetlost sh.p.k. do të marrë masa paraprake për të siguruar që organet e akredituara që bëjnë kërkesën kanë arsye legjitime për informacionin e kërkuar.

Siguria dhe privatësia

 

Chromos-Svjetlost sh.p.k. ruan tl dhenat personale nga përdorimi dhe qasja e paautorizuar. Chromos-Svjetlost sh.p.k. përdor masat organizative, teknike dhe fizike të sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të mbledhura.

Cookies dhe teknologji të tjera përcjellëse

Të dhënat e ofruara nga këto cookie na ndihmon të kuptojmë se si përdoruesit tanë po përdorin faqen e internetit, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së përmbajtjes ndaj përdoruesve dhe përvojës së shfletimit. Cookies opsionale përfshin cookies e Google Analytics (cookies e të cilëve ndjekin pjesëmarrjen dhe analizojnë suksesin e ueb faqjes, të cilat janë në dispozicion të Chromos-Svjetlost sh.p.k. si të dhëna statistikore, pa të dhëna personale të përdoruesve individualë) dhe cookies të rrjeteve sociale (si Facebook) që lejojnë përdoruesin të bëjë disa shpërrndarje të caktuara të përmbajtjes përmes llogarisë së vetë në rrjetet sociale.

Kur të hyni për herë të parë në një ueb faqe, do të shfaqet një etiketë që ju paralajmëron për ekzistencën e cookies dhe kërkon miratimin Tuaj për t'i pranuar ato.

Duke vazhduar të shfletoni faqen e internetit, ju pranoni përdorimin e cookies.

Një përdorues i ueb faqjes nëpërmjet cilësimeve të shfletuesit të internetit mund të rregulloj (kufizojë ose çaktivizojë) në mënyrë të pavarur marrjen e cookies. Ju lutem vini re se çaktivizimi i cookies mund të ndikojë në funksionalitetin dhe bashkëveprimin Tuaj me faqen ueb dhe ne përjashtojmë çdo përgjegjësi për çdo humbje të funksionalitetit dhe / ose cilësinë e përmbajtjes së ueb faqjes në të gjitha rastet e përzgjedhjes së rregullores së marrjes së cookie nga ana e përdoruesit.

Për më shumë informacion rreth konfigurimit të cilësimeve të shfletuesit të cookie, vizitoni lidhjet e mëposhtme:

këtu mësoni më shumë rreth shfletimit privat dhe cilësimeve të cookie në Firefox

këtu lexoni në lidhje me mënyrën anonime dhe cilësimet e cookie në shfletuesin Google Chrome

këtu lexoni mënyrën e punës "InPrivate" dhe cilësimet e cookie në  shfletuesin Internet Explorer

këtu për më shumë informacion rreth mënyrës "Navigacion privat" dhe cilësimeve të cookie në Safari

Duke përdorur këto ueb faqe, përdoruesit do të konsiderohen të jenë të njohur dhe në pajtim me kushtet e përdorimit në çdo kohë, duke përfshirë rregullat e përpunimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe opsionet e cookie.

Cilat janë opsionet e mia?
Ju mund të vendosni të mos ndani me ne të dhënat e kërkuara. Mbani mend se kërkohet informacion i caktuar për të marrë informacione shtesë rreth prodhimeve ose shërbimeve që kërkohen, si dhe përgjigjen Tuaj nëpërmjet formës "na kontaktoni".

Qasja dhe përditësimi i të dhënave tuaja personale

Për të parë ose përditësuar të dhënat tuaja personale, për t'u siguruar që janë të sakta, kontaktoni info@chromos-svjetlost.hr.  Chromos-Svjetlost sh.p.k. do të bëjë gjithçka në fuqi që Juve për t`ju dhën qasje në informacionin tuaj të kërkuar brenda 30 ditëve nga kërkesa juaj e aksesit ndaj të dhënave dhe, nëse është e nevojshme, përditësimi, ndryshimi ose fshirja tërësisht e informacionit Tuaj. Nëse për një arsye të caktuar nuk mund t'i përmbahemi kërkesës suaj brenda 30 ditëve, do të njoftoheni kur informacioni do t'ju jepet. Edhe pse nuk ka mundësi, nëse nuk jemi në gjendje të ndajmë informacionin e kërkuar me Ju, do të njoftoheni për arsyen e veçantë pse nuk jemi në gjendje të kryejmë ekzaminimin e kërkuar.

Pyetjet në lidhje me Rregullat e mbrojtjes së privatësisë
Nëse keni pyetje shtesë ose ndonjë kundërshtim lidhur me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, ju lutemi na kontaktoni në info@chromos-svjetlost.hr. Çdo pyetje ose ankesë që lidhet me privatësinë do të regjistrohet dhe do të hetohet dhe rezultatet e hetimit do të sigurohen. Nëse konstatohet se kundërshtimi është i justifikuar, do të merren të gjitha masat e duhura.